Me helikopter për në Tiranë pas marrjes së vaksinës, flet i biri i të moshuarës nga Lura
Transmetuar më 06-04-2021, 15:10

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në facebook denoncimin e disa prej qytetarëve, ku raportohej për komplikacone të shkaktuara nga vaksina kineze ndaj një gruaje të identifikuar si Xhevahire Vladi.

Gruaja nga Lura u transportua me helikopter drejt Tiranës.

Djali i saj Asllan Vladi  pohon se me sa i njeh ai prindërit, komplikacionet nuk janë shkaktuar nga vaksina.

Vladi thekson se mamaja e tij vuante nga tensioni dhe mospirja rregullisht e ilaçeve dhe ato janë bërë shkaktar i gjëndjes saj të rëndë shëndetësore 4 ditë pas marrjes së vaksinës.

”E kanë ndjek mjekët dhe infermierët rregullisht. Herë pasëhere ka pas vlerësimet e mjekut dhe infermierëve. Duke i njoft prindërit me nuk e ka nga vaksina. Mamaja vuante nga hipertensioni  dhe ditët e fundit nuk i ka marrë rregullisht ilaçet. Kemi fol me mjekun pas shqetësimeve, ka ardhur helikopteri dhe e ka marrë nga Lura për në Tiranë”, tha ai për “Fax News”.

“Edhe babai është vaksinuar dhe nuk kishte asnjë problem. Unë mendos se për shkak të mospirjes së ilaçeve. Vaksinimi është kryer brenda të gjitha standarteve”, tha Vladi.

/a.m/NOA.al