Transmetuar më 06-04-2021, 14:08
Foto ilustruese

Një 27-vjeçar është plagosur rëndë teksa po punonte me një mjet pune, traktor, në Korçë.

Mësohet se fermeri Algredo Mukadesi ka marrë plagë të rënda në trup, duke prerë njërën këmbë, dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Paraprakisht mësohet që 27-vjeçari është përplasur nga mjeti aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Porodinë të Korçës.

"Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve", sqaroi policia .

/a.m/NOA.al