“Pas vaksinës e sollën me helikopter në Tiranë”, denoncohen 4 raste me komplikacione të rënda, Berisha: Tre mësues në Laprakë
Transmetuar më 06-04-2021, 13:05

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook mesazhe që sipas tij ia kanë dërguar qytetarët, të cilët i raportojnë për raste komplikacionesh të rënda tek disa qytetarë pas vaksinimit.

Rastet lidhen me vaksinën kineze Sinovac.

Sipas ‘qytetarit digjital’ një e moshuar është transportuar drejt Tiranës me helikopter pasi ishte në gjendje të rëndë pas marrjes së vaksinës Sinovac.

Gjithashtu, po sipas tij, tre mësues në Laprakë janë hospitalizuar dhe kanë pasur nevojë pë oksigjenim.

Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për fshehjen e këtyre rasteve që kanë shfaqur ndërlikime pas bërjes së vaksinës kineze.

Postimi i plotë i Berishës:

Nderlikime te renda nga vaksina.

Fshihen me urdher te xhahilit te Surrelit.

Lexoni denoncimet e qytetareve dixhital. sb

Pershendetje Dok.Berisha ! Dje ka ardhur me helikopter nga Lura ne Urgjencen e QSU Tirane nje grua rreth 67 vjeç me emer Xhevahire Vladi me Tromboze si rezultat i vaksines Kineze te marre para 2 ditesh ne Qendren Shendetesore Lure. Te lutem dok.me ruani anonimatin.

Doktorr te uroj shendet dhe cdo te mire!

Rastesisht isha te Ambulanca e Laprakes Doktorr erdhen tre mesues ne gjendje shume te rende nga vaksinat e edvinit ,i futen direkt ne oksigjen !!!Me shume respekt

/a.m/NOA.al