Transmetuar më 06-04-2021, 12:20

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, për anëtarin e grupit të numërimit të votave, në zgjedhjet e 25 prillit.

“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PDIU, ky vendim hy në fuqi menjëherë, për këtë vendim në rast konten mund të bëhet ankesë në Kolegjin Zgjedhor, brenda pesë ditëve”, tha KAS.

Kujtojmë se PDIU kërkoi që numëruesi i 4-t t’i takojë asaj, por KAS la në fuqi vendimin se numuruesi, takon LSI./K.B/NOA.al