Goditja e madhe e Milan për Champions mban emrin “Hysaj”
Transmetuar më 06-04-2021, 11:53

Milani po kërkon një mbrojtës të djathtë. Sipas të gjitha gjasave, Diogo Dalot nuk do të qëndrojë me kuqezinjtë për sezonin tjetër dhe për këtë arsye Maldini dhe Massara kanë nisur të shikojnë rreth.

Sipas portalit “alfredopedulla.com”, klubi kuqezi duket se është shumë i interesuar për Elseid Hysaj, 27-vjeç.  Mbrojtësit të djathtë i skadon kontrata me skuadrën e Napolit në fund të sezonit.

Mbrojtësi kuqezi mund të luajë edhe në të majtë.

Sipas thashethemeve më të fundit, Hysaj i ka kërkuar Milanit 3 milionë euro në sezon, por mund të mbyllet me 2.5 milionë plus bonuse.

Klubi kuqezi kërkon të sigurojë  kualifikimn për në Ligën e Kampionëve, prandaj nuk përjashtohet mundësia që Maldini të mund të përshpejtojë merkaton në ditët në vijim.

Objektivi është që të blihet një mbrojtës i besueshëm me një kosto të arsyeshme. Hysaj shihet si altermnativa më e mirë në këto momente./a.m/NOA.al