Transmetuar më 06-04-2021, 11:30

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për ish-kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hila.

Këtë të martë, pritej që të shqyrtohej shkarkimi i detyrës i Hilës.

Ky i fundit është shkarkuar nga detyra në vitin 2019-ë nga kryeministri Edi Rama.

Shtyrja sipas burimeve, ka ardhur me kërkesë të palës paditëse./K.B/NOA.al