“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Shqiptarët më të penalizuar nga korrupsioni!
Transmetuar më 06-04-2021, 09:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot, sipas tij një një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama.

Në faqen zyrtrare në "Facebook",  Basha thotë se shqiptarët janë qytetarët më të penalizuar nga korrupsioni, pasi paguajnë tarifat më të larta për shërbime.

“Në cilin vend të rajonit qytetarët janë më të penalizuar nga korrupsioni? Përgjigja Shqipëria. Shqiptarët paguan tarifa korrupsioni për shërbimet publike tre herë më shumë se në rajon”, thuhet në postimin e kreut të PD.

Basha kujton gjithashtu se nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë edhe 18 ditë./K.B/NOA.al