Transmetuar më 05-04-2021, 15:39

Tre të mitur janë aksidentuar si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:35, në Kamëz.

Policia thotë se janë përfshirë në aksident ​ mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B.

Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur.

Këta të fundit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. /k.k/noa.al/