Transmetuar më 05-04-2021, 15:30

Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përfunduar në burg, për shkak se gënjeu vajzën e saj në 1 prill, ditën e gënjeshtrave.

58-vjeçarja Amthia Uills i tha vajzës së saj se ishte qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas kësaj, forcat e policisë rrethuan shtëpinë e gruas, duke e marrë të mirëqënë deklaratën e saj.

Ajo u arrestua të enjten nën dyshimin e kërkesës së paligjshme për ndihmë të shërbimit urgjent, tha policia e Uichita.

Vajza e Uillis njoftoi 911-ën pasi nëna e saj e telefonoi dhe i tha se ajo ishte qëlluar dhe më pas ishte mbyllur brenda në shtëpi.

Policia u fut në banesë dhe prangosi gruan. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: Daily Mail