Kjo dietë ushqimi është vetëm për njerëz të disiplinuar dhe këmbëngulës për arsye se ajo është shumë strikte, por rezultatet janë të mahnitshme.
Një ditë ju do të duhet që të konsumoni çdo orë diçka, nga mëngjesi deri pasdite vonë. Natën ta harroni se mund të fusni diçka në gojë.
Pas kësaj është dhe faza treditore ku nuk duhet ngrënë çdo orë por vetëm ato që përshkruhen. Ngrënia bëhet në 3 vakte dite, por sërish ngrënia e fundit është ora 19.00.
Dieta, faza “e lëngshme”
09:00 – një filxhan (çaji) tul frutash (lëng i një lloji të frutave)
10:00 – një filxhan supë perimesh
11:00 – një filxhan ujë të nxehtë
12:00 – një gotë me lëng frutash
13:00 – një filxhan ujë të nxehtë
14:00 – një gotë qumësht
15:00 – një filxhan kos
16:00 – një filxhan supë me mish pa kripë
17:00 – një filxhan ujë të nxehtë
18:00 – një filxhan ujë të nxehtë
19:00 – një gotë me lëng frutash
20:00 – një filxhan ujë të nxehtë
Dieta për tre ditë pas përfundimit të dietës të lëngshme:
Dita e parë: Mund të hani vetëm perime të ziera.
Dita e dytë: Një filxhan perime të ziera, mund të përdorni edhe pak bukë misri dhe për darkë lakër e karota.
Dita e tretë: Hani njësoj si para dietës që e nisët me lëngjet, por pa ushqime yndyrore dhe pa përdorur bukë.
Përsëriteni këtë dietë derisa t’i hiqni kilogramët e tepërt që doni mos keni më.
Nuk është e këshillueshme për të mbajtur këtë dietë për më shumë se një javë. Konsultohuni me një mjek ose nutricionist.