Transmetuar më 04-04-2021, 22:01
Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër.
Një person është vrarë me armë zjarri teksa po udhëtonte me automjet.
Bëhet fjalë për B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.
Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër
Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve./noa.al/