Keku me portokall është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e shpejtë, pa kosto. Mund ta përdorni mëngjeseve, të shoqëruar me një gotë qumësht.
Ja si ta përgatisni: Në një tas përzieni dy llojet e sheqerit me gjalpin me rrahësin e vezëve me dorë ose elektrik, derisa të bëhen si shkumë.
Shtoni më pas reçelin, miellin dhe sodden me sitë, vezët dhe së fundi lëngun dhe lëkurën e portokallit.
Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35/40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.
Kur të jetë pjekur, e nxjerrim nga furra, por e lëmë në tavë. Pjekja bëhet në temperaturën 180 gradë.
Përbërësit për tavë me kuadrate 23-24 cm anësore të gjatë ose e rrumbullakët me diametër 26 cm:
-250 gramë gjalpë i butë në temperaturë ambienti
-75 gramë sheqer
-75 gramë sheqer kaf
-100 ml lëng portokalli
-225 gramë miell
-½ lugë e vogël sode bukë
-1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira
-4 vezë
-lëngu dhe lëkura e grirë e 1 portokalli
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd