Transmetuar më 04-04-2021, 20:09

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës. Osmani është gruaja e dytë, e cila merr postin e Presidentes në Kosovë.

Prej sot, Vjosa Osmani është presidente e Kosovës dhe prej saj pritet të ketë rol unifikues në mesin e skenës së përçarë politike.

Politikania më e votuar nga zgjedhjet në historinë e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, më në fund, siguroi edhe votat e deputetëve për t’u zgjedhur presidente.

Vjosa Osmani u zgjodh me 71 vota pro saj.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi me listë të Lëvizjes Vetëvendosje, u zgjodh presidente në raundin e tretë, pasi nuk arriti t’i sigurojë votat në dy raundet e para.

Në votim morën pjesë edhe shumica e deputetëve të ish-partisë së saj, LDK-së.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit u mbajt edhe të shtunën, por dështoi në raundin e parë, pasi nuk ishin 80 vota në kuti.