Transmetuar më 04-04-2021, 14:50

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg nëntë personat që pak ditë më parë u kapën me një arsenal armësh, në Tiranë.

Arrest me burg është vendosur për, Flor Abazi, Paris (Bledar) Prenga, Blendi Deda, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jaupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla.

Pak ditë më parë, të gjithë ata u vunë në pranga në operacionin e koduar “Kompleksi”.

U zbuluan 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake.

Gjatë aksionit, u sekuestruan arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara. /k.k/noa.al/ Në kërkim nipi i Nehat Kullës, policia i gjeti në banesë 1 snajper të modelit të fundit

RENEA në aksion/ Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, 5 të arrestuar, dy të tjerë në kërkim