
Ilir Meta fushatë në Vlorë, mbledh në kafe Bujar Leskajn e PD dhe ish-deputetin e LSI
Presidenti Ilir Meta ndodhet në qytetin e Vlorës.
Ndonëse ditë e diel, ky muaj është një muaj aktiv fushate elektorale ndaj edhe për partitë politike ka qenë ditë aktive fushate.
Meta është takuar sot në një kafe me kandidatin e PD-së dhe koordinatorin e kësaj partie për Vlorën, Bujar Leskaj. Bashkë me ta mësohet se ishte edhe ish-deputetin e LSI-së së këtij qarku, Flamur Çelaj.
Ata janë fotografuar duke pirë një kafe në Lungomare.
Presidenti Meta ka qenë i shoqëruar gjithashtu në kafe me përfaqësues të PD-së së Vlorës edhe nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





