Transmetuar më 04-04-2021, 10:41
Foto ilustruese

Po punonte në një ndërtesë 3-katëshe në Pogradec, 55-vjeçari bie nga skela, duke u plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në lagjen nr. 1, Pogradec.

Shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/a.m/NOA.al