Transmetuar më 04-04-2021, 09:36

Policia e Sarandës arrestoi një 31 vjeçar, pasi ai akuzohet për përdhunimin e një 16 vjeçareje.

Denoncimi mësohet se është bërë nga vetë vajza dy ditë më parë.

I riu u kallëzua penalisht nga 16-vjeçarja, e cila iu tha autoriteteve se 31-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

“Mbremjen e se shtunes, rreth ores 21.00, nga sherbimet policore te Sarandes u be kapja dhe ndalimi i shtetasit, me inicialet E. S, 31 vjec, lindur ne Berat dhe banor i lagjes nr.3 ne qytetin e Sarandes, i shpallur ne kerkim policor pak dite me pare. Ndalimi i ketij shtetasi u bë pas kallëzimit të bëre nga nje 16 vjecare, se ky shtetas ka kryer marredhënie seksuale kundër dëshires se saj. Materialet i kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqesor Sarande per veprime te mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit, prokuroria po zbardh ngjarjen./a.m/NOA.al

(Foto Ilustruese)