Transmetuar më 03-04-2021, 19:13

Kush mund ta dijë? Kjo është pyetja shqetësuese që dashamirët e muzikës dhe vetë artistët i bëjnë vetes në lidhje me rinisjen e koncerteve “live” në Itali, për shkak të shtyrjeve të ndryshme që kanë ndodhur prej viti si pasojë e pandemisë.

Situata në fakt është e ngjashme kudo në botë. Nëse shfletoni mediat sociale dhe faqet e internetit të muzikës, datat mbivendosen ose anulohen dhe në rastin më të mirë shtyhen. Sidoqoftë, tendenca që mund të shihet është ajo e një zhvendosjeje të përgjithshme të koncerteve për këtë pranverë (ndonëse ishin të paralajmëruar dimrin e kaluar). Por ka edhe nga ata që besojnë se koncertet e planifikuara mund të zhvillohen në fund të verës apo edhe në dimrin e ardhshëm dhe disa madje i kanë shtyrë koncertet për vitin 2022.

Organizatorët në fakt nuk e kanë idenë, dhe janë në pritje të vendimit të qeverisë. E njëjta panoramë paraqitet kudo në botë.

Fakt mbetet që, sipas përcaktimeve të Dekretit të ri të Kryeministrit, Teatrot, Kinematë dhe Sallat e Koncerteve do të qëndrojnë të mbyllura deri më 6 Prill 2021.

Në fakt, në 2021 nuk do të ketë vetëm ngjarje të planifikuara për vitin 2020, por edhe projekte të reja të shumë artistëve të tjerë që më pas do të shkojnë në turne. Kjo është arsyeja pse agjencitë, duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën, tashmë po organizojnë agjendën për vitin e ardhshëm.

Mbi të gjitha, ngjarje të tjera mbeten në pritje, të tilla si i-Days (nga 12 qershori me Vasco Rossi të planifikuar për 15 qershor), Festivali Veror i Milanos në Hipodrom (nga 10 qershor) dhe Radio Italia Live në 7 qershor. Për të mos përmendur stadiumin San Siro i cili duhet të mirëpresë Tiziano Ferro (5/6/8 qershor), Salmo (14 qershor), Ultimo (18 dhe 19 qershor), Cesare Cremonini (27 qershor) dhe Max Pezzali (10 dhe 11 korrik) )

Bota e kulturës në Itali është varur nga pandemia.  Jo vetëm kinematë dhe teatrot, por edhe bllokimi i koncerteve ka lënë pezull gjithçka.