Transmetuar më 03-04-2021, 18:33

Teuta i jep fund serisë së 3 barazimeve radhazi dhe rikthehet te fitorja, duke mposhtur Laçin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Teuta fitoi ndaj Laçit sot në “Niko Dovana”, në një ndeshje që i dha kreun durrsakëve që tashmë janë në vend të parë, duke qenë se nuk pati fitues në Shkodër.

Ndërkohë që Dejvi Bregu pretendoi për penallti në fillim të ndeshjes. Megjithatë, ai  realizoi golin e fitores, një supergol nga ana e talentit vlonjat.

Me këtë tripikësh, durrsakët marrin kryesimin e elitës së futbollit shqiptar, ndërsa Laçi pas dy disfatave radhazi ka humbur disi terren.

Teuta-Laçi 1-0

Shënues: Bregu 77′

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Krasniqi, E. Vila, Daja, Todorovski, L. Vila, Bregu. Trajner: Edi Martini.

Laçi: Sherri, Obanor, Shehu, Lushkja, Malota, Mazrekaj, Harmon, Deliu, Marku, Musta, Ignjatoviç. Trajner: Shpëtim Duro.

/a.m/NOA.al