
Dy kandidatë për deputetë në radhët e PD-së infektohen me Covid-19.
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, ka njoftuar se është i infektuar me koronavirus.
Bejko është kandidati i dytë për deputet nga radhët e PD-së që infektohet me Covid-19.
Edhe kandidati i Lezhës, Mark Marku njoftoi se është infektuar me koronavirus.
“Të dashur miq. Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës”.
“Në këto kushte kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit. Mezi pres të jem pranë jush. Ju faleminderit”, shkruan Bejko.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka kritikuar fushatën e PD-së, lidhur me grumbullimet dhe masat anti Covid.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





