Transmetuar më 02-04-2021, 16:49

Një person ka humbur jetën tragjikisht sot në Malin e Tomorrit.
47-vjeçari Alket Zeqo kishte shkuar për të nxjerrë gurë dekorativë, teksa ishte punëtor në një firmë private.
Një masiv shkëmbi e zuri poshtë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja raportohet të ketë qenë aksidentale, teksa një hetim ka nisur për rastin në fjalë.
Alket Zeqo është banor i qytetit të Çorovodës, dhe babai i dy fëmijëve. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





