Transmetuar më 02-04-2021, 15:39

Në Kosovë është vënë re një përmirësim i vogël i situatës së koronavirusit, sa i përket rasteve të reja.
793 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Ndërkaq, 10 pacientë kanë humbur jetën në spital.
Numri total i rasteve pozitive është 92.198 raste nga 434.893 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.894 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 755 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.402 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.902. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





