
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Kukës ku ka zhvilluar takime me qytetarët kuksianë.
Gjatë vizitës Basha vendosi lule edhe në bustin e poetit të vrarë, Havzi Nelës. Gjatë këtij momenti, Basha ka marrë një dhuratë nga bashkëshortja e Havzi Nelës. Lavdie Nela i dha kryedemokratit e çorape leshi.
“Sa të fitosh ti jam e shëndoshë, pastaj të vdes bashkë me virusin. Ta largojmë Ramën, kriminelin. Kryeministri jonë i ardhshëm”, thotë ajo.
“Amanetin e Havzi Nelës për një Shqipëri evropine do ta çojmë deri në fund”, shton kryedemokrati.
“Kam një dhuratë të vogël, kujt me ia dhanë. Janë çorape, kanë tre vjet që i mbaj”, thotë më tej bashkëshortja e poetit./K.B/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





