Transmetuar më 01-04-2021, 22:44

Kryeministri Edi Rama replikoi sonte në debat direkt televiziv që noa.al po monitoron, me një gazetar duke sugjeruar se duhet të arrestohet në studio përderisa ka dhënë ryshfet.

Gjithçka nisi teksa Rama foli për sistemin shëndetësor që këmbënguli se është falas.

Gazetari Arion Sulo ndërhyri duke thënë se kishte shembull personal që ka paguar sasi lekësh në formë ryshfeti mjekut në QSUT.

"Ke dhënë ryshfet. Po ti duhet të arrestohesh në studio sepse ke kryer vepër penale", tha z.Rama.

Ai shprehu më pas mosbesim se Sulo kishte paguar ryshfet sepse sipas tij kjo nuk ndodh në spitalet e vendit.

Gazetari mbrojti deklaratën e tij dhe pohoi se ishte detyruar të paguante për të mbaruar hallin e vet. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd