Transmetuar më 01-04-2021, 20:56

Virologia italiane Ilaria Capua, ka deklaruar se Covid-19 nuk do të largohet me daljen e vaksinës dhe se sipas saj “duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin”.

për mikrofonët e DiMaterdì, transmetuar në La7, ka ilustruar këndvështrimin e saj, duke folur për skenarin e ardhshëm të pandemisë nga Covid.

Ekspertja, duke folur për mikrofonët e DiMaterdì, transmetuar në La7, ka bërë të ditur se çfarë mendon për vaksinën.

Virologia e ka shprehur kështu mendimin e saj:

“Covidi nuk do të ikë me daljen e vaksinës.

Vaksina e zvogëlon sëmundjen, por qarkullimi viral nuk mund të pastrohet.

Duhet të mësojmë të bashkëjetojmë edhe pa e parë, siç ka ndodhur për sëmundje të tjera në të kaluarën”.

Ilaria Capua ka theksuar se vaksina do të ketë aftësinë të zvogëlojnë transmetimin e virusit por nuk do të arrijë të neutralizojë plotësisht drejtimin e tij.

Në lidhje me fatin e virusit, ekspertja ka saktësuar:

“Për fat të keq, ky virus nuk do të ikë dhe do të bëhet endemik, në kuptimin që tashmë qarkullimi i tij është aktiv, dhe jo vetëm në popullatën europiane vaksina pastron sëmundjen dhe zvogëlon transmetimin”.

Duke ndaluar pastaj mbi analizën e efikasitetit të vaksinave anti Covid, Ilaria Capua në emisionin DiMaterdì ka deklaruar:

“Kemi parë që vaksina Pfizer ul në 90% transmetimin me 2 doza. Me një dozë, e ul në 80%. Sa më shumë të vaksinojmë njerëzit aq më shumë do të ulet në mënyrë progresive qarkullimi i virusit.

Kjo është arsyeja pse për disa infeksione si fruthi ose lija vazhdojmë të vaksinohemi, sepse virusi qarkullon akoma”.

Në fund virologia italiane ka ndarë edhe parashikimin e saj mbi muajt e ardhshëm të bashkëjetesës me Covid: “Kalimi nga emergjenca pandemike në emergjencë epidemike do të ndodhë dhe ne do të mësojmë të bashkëjetojmë me virusin, edhe pa e parë për rastet e shumta”./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd