Transmetuar më 01-04-2021, 17:10

Grumbullimet në ambientet e hapura dhe të mbyllura do vijojnë të jenë të ndaluara të paktën deri në datën 8 prill.
Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave dhe publikuar në Fletoren Zyrtare.
Në vendim thuhet se ndalohen grumbullimet në ambientet e hapura dhe të mbyllura.
Më herët ishte vendosur që një masë e tillë të ishte e zbatueshme deri në 25 prill 2021, ndërkohë që është shtyrë edhe për 2 javë të tjera nga kjo datë.
Ndërkaq, një ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshoi asnjë prej masave kufizuese, ndërsa vendosi kthimin e maturantëve në klasa. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





