Transmetuar më 01-04-2021, 15:01

Pavarësisht debateve, Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier ka marrë sot dozën e parë të vaksinës antikoronavirus, të AstraZeneca.

Presidenti 65 vjeçar Steinmeier mori sot me vaksinën në Spitalin Bundeswehr në Berlin, ka njoftuar Zyra Federale e Presidencës.

Pas marrjes së vaksinës Steinmeier pastaj u bëri apel të gjithë qytetarëve të ndjekin shembullin e tij:

“Unë u besoj vaksinave të miratuara në Gjermani”, theksoi ai në një mesazh.

Gjermania sipas mediave ka kufizuar përdorimin e kësaj vaksine për disa grupmosha, megjithatë ajo konsiderohet e sigurt, teksa edhe Presidenti i vendit e ka promovuar për përdorim masiv të popullatës. /a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd