Transmetuar më 01-04-2021, 12:19

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se studimi i kryer nga Universiteti Cornell (Qatar) në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së për Analizimin e Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, tregoi se  vetëm një reinfektim pati nevojë për shtrim në spital, por doli të nesërmen.

Sipas tij “asnjë vdekje nuk ndodhi nga reinfektimet”.

“Risku i reinfektimit u vlerësua 0.02%!”

“Ndryshe mund të themi: mbrojtje 99.98%, që është superiore ndaj efektivitetit të çdo vaksine deri më sot”.

“Pra, të paktën psikologjikisht të qëndrojmë të qetë edhe pse masat vazhdojmë i ruajmë deri sa të dimë më shumë”, – tha Alimehmeti.

Postimi i plotë nga Alimehmeti

“Natyrës i besoj për shkak të ligjeve të qëndrueshme…”

Cit.: Robert Browning (1812-1889)

Lajme të mire mbi riskun e reinfektimeve miqtë e mi!

Një studim madhor u krye në Qatar dhe vlerësoi gjasat e reinfektimeve në këtë shtet me intensitet të lartë të epidemisë, ku vlerësohet që mbi gjysma e popullatës e ka kaluar infeksionin brenda vitit 2020.

Studimi i kryer nga Universiteti Cornell (Qatar) në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së për Analizimin e Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, u publikua në revistën Clinical Infectious Diseases (Oxford) që më 14 dhjetor 2020.

Në total, 133.266 raste me COVID-19 të konfirmuar u morrën në studim.

Reinfektimet:

243 raste (0.18%) me test pozitiv ≥45 ditë pas testit të parë pozitiv, nga të cilët:

35 raste (0.026%) me evidencë të fortë për reinfektim,

19 raste (0.014%) me evidencë të mirë për reinfektim,

26 raste (0.02%) me njëfarë evidence për reinfektim, dhe

163 raste (0.12%) me evidendë të dobët për reinfektim.

Nga 54 rastet me evidencë të fortë ose të mirë për reinfektim:

23 raste (42.6%) u zbuluan në qendra shëndetësore (sugjeron praninë e simptomave).

31 raste (57.4%) u zbuluan rastësisht përmes depistimeve rutinë.

Klinikisht:

Vetëm një reinfektim pati nevojë për shtrim në spital, por doli të nesërmen.

ASNJË VDEKJE E VETME NUK NDODHI NË REINFEKTIME!

Risku i reinfektimit u vlerësua 0.02%!

Ndryshe mund të themi: mbrojtje 99.98%, që është superiore ndaj efektivitetit të çdo vaksine deri më sot.

Pra, të paktën psikologjikisht të qëndrojmë të qetë edhe pse masat vazhdojmë i ruajmë deri sa të dimë më shumë.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Për detaje:

https://academic.oup.com/…/10.1093/cid/ciaa1846/6033728…

/a.m/NOA.al