Transmetuar më 01-04-2021, 10:34

Foto ilustruese
Një predhë luftarake është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin Lezhës.
Predha është gjetur pranë bulevardit ”Gjergj Fishta” tek varrezat e dëshmorëve.
Gjatë punimeve në kuadër të programit të Rindërtimit kanë qenë punonjësit ata që e kanë pikasur predhën dhe kanë njoftuar policinë.
Menjëherë punimet janë pezulluar sapo predha u konstatua nga punonjësit e firmës.
Nuk dihet ende se ccfarë periudhe i përket kjo predhë./K.B/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





