Transmetuar më 01-04-2021, 10:36

Një 29-vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj, pasi sfidoi me sukses koronavirusin.

Lajmin e bëri publik ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me Covid  falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha”.

“Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e Covid 19, ia doli mbanë”, tha ministrja Manastirliu.

“Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë. /a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd