Transmetuar më 01-04-2021, 09:43

Një mobilieri në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një kabull elektrik në sahatin e dritave, duke bërë që flakët të përhapen në gjithë mobilierinë.
Zjarri i rënë në këtë biznes dyshohet se ka shkaktuar një dëm prej 300 milionë lekësh.
Ndonëse 6 zjarrfikëse ndërhyn për të shuar zjarrin, lokalizimi i tyre ka qenë i pamundur.
Nga zjarri u arrit të shpëtohej një pjesë e mobilierisë si dhe punishtja ngjitur por dëmet e flakëve kanë qenë të konsiderueshme./K.B/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





