Transmetuar më 01-04-2021, 09:26


Hilary Duff u bë nënë për herë të parë me 24 Mars. Aktorja e bëri lajmin me dije përmes një postimi në rrjete sociale, ku shfaqej me vajzën e porsalindur, dy fëmijët dhe bashkëshortin Matthew Koma. “Mae James Bair – të duam bukuri. 24 mars 2021,” shkroi Hilary.
Ajo ka publikuar foton e parë të vogushes, duke i zbuluar portretin e plotë. Në shënim pranë saj tregon datën e lindjes së bashku me peshën dhe gjatësinë e saj në lindje. Aktorja dhe këngëtarja është gjithashtu nënë e një vajze dy vjeçare, Banks dhe e një djali 9-vjeçar, Luca./S.H /NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





