Transmetuar më 01-04-2021, 00:53

Turqia raportoi 39.302 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 1.401 pacientë simptomatikë, dhe 152 vdekje të tjera, raporton Noa.al duke cituar Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 3.317.182 milionë, kurse numri i të vdekurve në 31.537, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sakaq 19.193 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3.014.226.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 2.082, treguan shifrat e fundit.

Mbi 38,57 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 240.012 gjatë ditës së kaluar.

Turqia është e teta në botë për nga numri i lartë i personave të infektuar me Covid-19. Aktualisht është plotësuar 54.2 për qind e kapacitetit spitalor.

Ky vend me 85 milionë banorë po bën vaksinim masiv me vaksinën kineze Sinovac. Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 16 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 9 milionë njerëz kanë marrë dozat e para dhe 7 milionë edhe dozat e dyta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd