Botërori 2022/ Shqipëria publikon formacionin zyrtar përballë San Marinos
Transmetuar më 31-03-2021, 20:32

Shqipëria luan sonte në orën 20:45, përballë San Marinos, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin 2022, dhe tashmë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

Trajneri Edy Reja ka zgjedhur për portën Thomas Strakoshën, që rikthehet të luajë pas disa kohësh.

Në mbrojtje Ajeti ka marrë vendin e Ismajlit dhe luan krah Gjimshitit dhe Veselit.

Hysaj e Lenjani aktivizohen nga krahët, kurse në mesfushë Bares i bashkohen Ramadani dhe Memushaj. Sulmi i është besuar Brojës dhe Manajt.

FORMACIONET ZYRTARE

San Marino: Benedettini, Battistini, Fabbri, Simoncini, Rossi, Palazzi, Tomassini, Golinucci, Mularoni, Nanni, Berardi. Trajner: Franco Varrella

Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Memushaj, Ramadani, Bare, Manaj, Broja. Trajner: Edoardo Reja.