Transmetuar më 31-03-2021, 16:12

Në muajin qershor, Shqipëria do të marrë edhe 23 mijë vaksina “Pfizer” nëpërmjet Covax.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi ndoqi nga afër vaksinimin e të moshuarve në qendrën e vaksinimit në Koplik.

“Do të kemi në prill rreth 20 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer. Sot kemi marrë dhe një konfirmim për një nga dritaret ku kemi aplikuar me Covax.

Në qershor do të kemi dhe 23 mijë vaksina të Pfizer, nëpërmjet Covax. Ndërkohë që presim dhe vijimin me vaksinat e AstraZeneca nga instrumenti Covax dhe gjithashtu edhe vaksinat Sinovac, sipas kalendarit”, tha Manastirliu.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer rreth 120,000 vaksinime. Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 282,520 vaksina anticovid. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd