Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë imazhin me manovrat detare, në brigjet e Shqipërisë.
Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona.
“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO.
Foto: Marina e SHBA
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd