Transmetuar më 30-03-2021, 23:59

Emocionet e ftesës nga kombëtarja janë të mëdha, teksa këtë e kemi dëgjuar ta thonë shpesh lojtarë të ndryshëm.

Aq i madh ishte gëzimi dhe emocioni te mbrojtësi, Alpaslan Ozturk, ku mori ftesë nga Turqia, sa ai nuk mund ta kontrollonte dot veten. 27-vjeçari, i cili aktivizohet me skuadrën turke të Goztepe, mori për herë të parë në karrierë ftesë nga kombëtarja e Turqisë për ndeshjen me Letoninë dhe fluturoi nga gëzimi.

Gjatë kohës kur lojtari merr telefonatën, ku i thuhet për ftesë nga Turqia, ai kapet nga kamerat, teksa në atë moment kërcen nga gëzimi i madh.

Për më shumë shikoni pamjet e mëposhtme: