Transmetuar më 30-03-2021, 20:32

Vaksina AstraZeneca nuk do të mbajë më këtë emër pasi ai ka ndryshuar dhe tani e tutje quhet Vaxzevria.

Drejtuesit e kompanisë njoftuan se kanë vendosur t’i ndryshojnë emrin vaksinës së tyre në “Vaxzevria”, pa dhënë arsyet e kësaj lëvizjeje.

Ndryshimi i emrit është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave, pas kërkesës zyrtare të grupit farmaceutik anglo-suedez.

Lajmi është publikuar dhe në faqen zyrtare të EMA e cila shpalos dhe broshurën e vaksinës, ku shihet se mes efekteve anësore janë listuar dhe rastet e trombozës duke u cilësuar si të rralla.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd