
Janë arrestuar 13 shqiptarë nga policia e Venecias.
Shqiptarët ishin të përfshirë kryesisht në trafik kokaine, të destinuar për në qytetin turistik.
Operacioni i madh policor antidrogë, i drejtuar nga Prokuroria e Rrethit Anti-Mafia, përfshiu mbi 100 policë.
Sipas ANSA, – raporton NOA.al, të arrestuarit janë shtetas shqiptarë, shumë prej të cilëve punonin në qendrën historike. Në këtë mënyrë ata shfrytëzuan zotërimin e një biznesi të ligjshëm për të lëvizur me lehtësi në kanalet veneciane.
Policia u kapi gjithashtu edhe një sasi kokaine.
Policia dyshon se grupi kriminal kishte një strukturë piramidale, i ndarë në detyra specifike dhe nivele të përgjegjësisë.
Ata kishin të punësuar edhe shumë të tjerë .
Nuk janë bërë publik emrat e shqiptarëve të arrestuar, për shkak të hetimeve.
/a.m//NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





