Transmetuar më 30-03-2021, 10:55

Ambasada Amerikane ka ndarë një foto të Ambasadores Juri Kim në një takim me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, duke e vlerësuar atë si “Foto e Ditës”.

Dy diplomatët perëndimorë janë në një mëndje, për sfidat që përballet vendi ynë.

Reforma në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit si dhe rruga e Shqipërisë në BE, janë sfidat kryesore me të cilat përballet Shqipëria dhe mbi këto sfida dy Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë si dhe ai i BE-së ndajnë të njëjtat mendime.

“Shumë sfida përpara nesh – zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, rruga e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurtë: Luigi Soreca dhe unë biem dakord se bashkëpunimi midis SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë!”, tha Ambasadorja Yuri Kim.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd