Transmetuar më 30-03-2021, 10:16

Publicisti Artan Fuga është tallur me teoritë konspiracioniste se industria farmaceutike dhe ajo e tregtisë online shpiku virusin që të shkatërronte gjithçka tjetër te konkurrentët.

Ai e ka krahasurk ëto teori me filmat, me njësite guerrile.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

Virusi, konspiracionizmi dhe ekonomia

Dakord mo dakord, më thonë se industria farmaceutike dhe ajo e tregtisë online shpiku virusin që të shkatërronte gjithçka tjetër te konkurrentët.

Dakord, edhe unë jam gati ta besoj. Po më duhen prova. Pa prova kthehemi në kohën e padishahut sulltan që i impononte të vërtetat e veta me dekrete sulltanore, me ferman:

Aliut t’i pritet koka!

Dy pyetje kam unë? Cfarë fiton tregtia online afatgjatë kur njerezit që nuk punojnë nuk do te kene cfarë të blejnë? E dyta po industria e naftës, gazit, e prodhimit të veturave, avioneve, e turizmit, e guroreve, e armatimit etj., përse nuk e kundërshton dhe rri si pulë që pret t’i pritet koka? Apo janë të dobët këta?

Këto më thoni me argumenta se me sharje për mua si spiun i Mikrosoftit vetëm i hidhni grosh pilafit. Nuk më hyjnë në vesh fare. Ah të kisha qenë madje? Por, kush më do si spiun!

Ca ende shohin shumë filma me njësite guerrile! Shokë spiunin e vrau Milua!

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd