
Në prangat e policisë italiane ka rrënë një 54-vjeçar shqiptar pasi është akuzuar për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe djalit të tij 16-vjeçar.
Dyshohet se në fillim të muajit 54-vjeçari kishte lidhur të birin në makinë me një zinxhir dhe e kishte goditur me shufër hekuri.
E gjitha kjo kishte ndodhur pasi 16-vjeçari ishte shoqëruar me një shok të cilin i ati nuk e pëlqente. Pas hetimeve të kryera nga policia, 54-vjeçari me iniciale X.R u vu në prangat e policisë.
Ishte adoleshenti, i cili kishte shkuar në rajonin e policisë për të kërkuar ndihmë.
Autoritetet thërritën gruan dhe burrin në stacionin e policisë që pas pyetjeve të bëra konfirmoi historinë e djali të saj.
Gruaja rrëfeu se bashkëshorti ushtronte dhunë sistematike si tek ajo dhe tek i biri dhe shpesh herë ka përdorur dhe rripin.S.H /NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





