
Përfshihet nga flakët një automjet në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”.
Bëhet fjalë për një makinë tip “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë, i cili është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





