Transmetuar më 29-03-2021, 20:25

Një rast abuzimi raportohet në Kosovë ku një person ka dhunuar seksualisht një fëmijë.

Një 34-vjeçar në Prishtinë është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës ku shkruan:

“Arrestimi i të dyshuarit; -S. G, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 25.03.2021.Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një fëmijë, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.Ndërkohë që janë analizuar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen, policia ka krijuar versionin e hetimit duke identifikuar, lokalizuar vendndodhjen si dhe arrestuar të dyshuarin.Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”./noa.al/