Të afërm, miq, shokë, dhe dashamirës të shumtë morën pjesë në homazhet për nder të ish-kryeministrit dhe deputetit socialist, Bashkim Fino.
Homazhet në nderim të tij u zhvilluan në Pallatin e Kongreseve.
Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten, ministra, deputetë dhe politikanë përfshirë edhe ata nga opozita, morën pjesë në homazhe.
Sot i është dhënë lamtumira e parakohshme një prej figurave më të spikatura të politikës sonë, në 30 vitet e fundit.
Pas disa ditësh në spital, Bashkim Fino humbi betejën me Covid.
Mes pikëllimit, lotësh e dhimbjes, trupi i pajetë i përfaqësuesit të lartë të PS-së është përcjellë pasdite, rreth orës 16:00, për në banesën e fundit./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd