Transmetuar më 29-03-2021, 14:20

Kolegji Zgjedhor ka pranuar padinë e Partisë Socialiste për listat e PD-së, duke shfuqizuar kështu vendimin e KAS që i lejoi listën e plotë.

PS-ja doli kundër listave të PD-së, e cila ka 222 kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit, një numër ky dukshëm më i lartë se ajo e paraqitur në KQZ nga socialistët në këto zgjedhje.

Me këtë vendim, tashmë koalicioni opozitar PD-AN përfundon me 153 kandidatë në zgjedhje, duke hequr emrat që janë në fund të listave për secilin qark.

Eridian Salianji, përfaqësuesi i PS-së theksoi në seancën e Kolegjit Zgjedhor se numri i lartë kandidatëve sillte problematika në hartimin e fletës së votimit. Sipas tij, kjo mund të ishte një taktikë elektorale nga ana e opozitës.

Kujtojmë që KQZ lejon për çdo qark një listë me kandidatë, dy ose tre më shumë se numri i mandateve, por që ai të jetë i plotpjestueshëm me tre./K.B/NOA.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd