
Ajo u tha se ka vdekur, por më pas rezultoi e kundërta.
Një 73-vjeçare nga Bisenti, Itali, e shtruar në spital për Covid në spitalin Giulianova, është ende gjallë edhe pse po lufton e dëshpëruar kundër virusit.
Një ditë e tmerrshme ishte ajo e djeshmja për familjen e gruas, e cila është ende në shok. Dhe për fat të mirë, gjithçka u sqarua përpara se kompania e funeralit të paraqitej në morgun e spitalit me dokumentet e kërkuara dhe arkivolin për trupin. Në fakt, ka një trup në morg, por nuk është ai i gruas që u pretendua se kishte vdekur. Nuk dihet se si u përhap lajmi për vdekjen e saj.
Anëtarët e familjes thanë se kishin dëgjuar lajmin për vdekjen nga “personeli i spitalit”, por nuk ka ende asnjë konfirmim për këtë version.
Fakt është se, duke mos qenë në gjendje ta shihnin atë për shkak të protokollit Covid, pasi morën vesh lajmin që më pas rezultoi i rremë, të afërmit njoftuan funeralin dhe bënë gati vendin e varrimit, duke përfshirë edhe lajmërimin në qytet.
Por rezultoi se 73-vjeçarja, është gjallë dhe po bën gjithçka që mundet për të mposhtur virusin.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





