Transmetuar më 29-03-2021, 11:53

Agjencia shtetërore e lajmeve italiane, ANSA, ka botuar sot lajmin e ndarjes nga jeta për shkak të covid-19 të politikanit shqiptar Bashkim Fino.

ANSA vlerëson rolin e Bashkim Finos në drejtimin e shtetit në një periudhë të vështirë për Shqiprinë, si ajo e trazirave të vitit 97’.

Veçanërisht ajo vlerëson rolin e tij si kryeministër në qeverinë e Pajtimit Kombëtar në zgjidhjen konfliktin brenda vendit që u shoqërua edhe me ardhjen në Shqipëri të Misionit Ushtarak shumë-kombësh “Alba” nën drejtimin e Italisë.

Në lajmin e saj, ANSA thotë se “Fino drejtoi vendin në 1997, në një moment delikat, kur shembja e piramidave financiare shkaktoi një revoltë të armatosur kundër pushtetit të presidentit të atëhershëm Sali Berisha.

Emërimi i tij si kryetar i qeverisë së Pajtimit Kombëtar u pasua me mbërritjen në Shqipëri të misionit ushtarak shumëkombësh "Alba", të udhëhequr nga Italia" shkruan e përditshmja Italiane.

Lajmi i plotë i ANSA

Covid: Shqipëria, ish-kryeministri Fino vdes

Ish-Kryeministri shqiptar Bashkim Fino vdiq sot, në moshën 59 vjeç, në një spital në Tiranë, ku ishte shtruar për disa javë pas infektimit me koronavirus.

Fino drejtoi vendin në 1997, në një moment delikat, kur shembja e piramidave financiare shkaktoi një revoltë të armatosur kundër pushtetit të presidentit të atëhershëm Sali Berisha.

Emërimi i tij si kryetar i qeverisë së Pajtimit Kombëtar u pasua me mbërritjen në Shqipëri të misionit ushtarak shumëkombësh "Alba", të udhëhequr nga Italia.

Në vitet në vijim, Fino mbajti poste të tjera të rëndësishme, nga zv-kryeministri në ministër e në drejtues të niveleve  të ndryshëm tek socialistë deri në 2005 dhe më pas vazhdoi karrierën e tij parlamentare deri më sot. Partia socialiste e Kryeministrit Edi Rama fillimisht njoftoi të pezullojë të gjitha aktivitetet elektorale, në funksion të politikave të 25 Prillit të ardhshëm, ndërsa më pas shpalli ditën e zisë për sot./K.B/ NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd