E rëndë në Kosovë/ Djali dyshohet se theri babain 65-vjeçar, policia në kërkim të tij
Transmetuar më 29-03-2021, 11:17

Policia e Kosovës është në kërkim të djalit i cili gjatë natës në mbrëmshme në Mitrovicë dyshohet se i shkaktoi lëndime me një mjet të mprehtë babait të tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

Ai tha se rasti është raportuar si dhunë në familje, ndërkaq i dyshuari mbetet në kërkim.

“Gjatë natës në Mitrovicë, është raportuar një rast dhunë në familje, ku viktima mashkull rreth 65 vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tij.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Sipas mjekut lëndimet e natyrës së lehtë dyshohen të i jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

I dyshuari mbetet në kërkim, ndërsa rasti po hetohet: dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”, tha Zahiti. /S.H /NOA.al