Transmetuar më 29-03-2021, 09:09

Një situatë e çuditshme dhe aspak e zakonshme ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Lituanisë, e cila nisi 20 minuta me vonesë.

Para se të fillonte ndeshja, është vënë re se njëra nga portat ishte më e lartë se tjetra.

Pas kësaj, kanë qenë gjyqtarët që e kanë kontrolluar gjithçka dhe është vënë re se njëra nga portat ishte me të vërtetë më e lartë.

Në këtë situatë, u vendos që ndeshja të mos fillojë, derisa të rregulloheshin portat.

Është zbuluar se njëra prej portave, ishte 10 cm më e lartë dhe punonjësit e stadiumit, kanë nisur punën për të rregulluar gjithçka. /S.H /NOA.al